Skocia në një referendum të dytë për ndarjen nga Britania
Skocia do të provojë sërish një referendum për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja Nicola Sturgeon se gjatë javës që vjen do të mbahen konsulta për realizimin e një referendumi të dytë.
Sturgeon tha se Skocia gëzon të gjithë të drejtën që të ndjekë një rrugë tjetër nëse ajo nuk lejohet të mbrojë interesat e saj brenda Mbretërisë së Bashkuar. Referendumi që u mbajt më 18 shtator të 2014 nga Skocia dështoi pasi 55% e pjesëmarrësve refuzuan shkëputjen nga Britania e Madhe. Shpresat e kryeministres skoceze janë të mëdha tani pasi Britania e Madhe doli nga Bashkimi Europian.
Add new comment