britani
E rrallë: Presidenti kinez në pub për një gotë birrë
Xi Jinping, presidenti i Kinës, ka patur me siguri një përvojë shumë të veçantë gjatë vizitës në Angli. Kryeministri britanik, Cameron njofton në profilin e tij në Twitter se ka shoqëruar mikun e rëndësishëm në pubin e preferuar të tij: The Plough at Cadsden në Buckinghamshire. NJë gotë birrë, diçka për të ngrënë, për 20 minuta pubi ka pritur në mënyrë britanike dy miq shumë të rëndësishëm. Nga foto Xi duket mëse i kënaqur. Ja edhe fotot:
Parlamenti britanik/Ekspozitë topless e femrave të prekura nga kanceri i gjirit
Femrat që preken nga kanceri i gjirit përballen edhe me një problem tjetër: humbjen e një pjese të gjoksit, që simbolizon feminilitetin. Dhe kanceri i gjirit është një sëmundje që mund të identifikohet shpejt përmes testeve të ndryshme. Nevojitet pak sensibilizim. Në Britaninë e Madhe një nismë origjinale ndoshta ndihmon në këtë drejtim: një ekspozitë me fotografitë e 50 femrave të prekura dhe operuara për shkak të kësaj sëmundjeje, është hapur në sallën e Parlamentit.
Vetëm dy milje larg Stonehenge, zbulohet një monument masiv prej guri(video)
Arkeologët kanë zbuluar së fundmi një monument masiv guri, vetëm dy milje larg nga siti i famshëm i Stonehenge në Britani. Bëhet fjalë për një hapësirë të përdorur për rituale dhe konsiston në një strukturë me gurë të mëdhenj të renditur në formën e një C-je. Përmes radarëve është bërë e mundur të merren imazhet e rreth 30 gurëve masivë me lartësi deri në 4.5 m, shoqëruar nga fragmentet e rreth 60 gurëve të tjerë nën tokë, çka jep idenë e një monumenti.