boston
Fundi i një ere jo vetëm shqiptare në SHBA
Andon Athanasi (1911 – 2005) u lind në Trebickë të Korçës. Ishte vetëm katër vjeç kur familja e tij u largua nga vendlindja për t'u shpëtuar masakrave të kriminelëve kinse "epirotë" dhe u vendos fillimisht në New Bedford të shtetit Massachusetts. Në fund të jetës ai ishte ndër shqiptaro-amerikanët më të shquar. Restoranti i tij buzë oqeanit në Boston, “Anthony's Pier 4”, ndër më të njohurit në Amerikë, u kthye në një prej ikonave të shqiptarizmës në SHBA. Atë e kanë vizituar të gjithë presidentët e kryeministrat e Shqipërisë qysh pas rënies së murit të Berlinit.
Një takim i pazakontë me një ish-kandidat për President të ShBA-së
“Boston Globe” publikonte dy ditë më parë një letër të Sarah E. Godfrey, e cila rrëfente një histori të pazakontë. Historinë e një takimi në stacionin e trenit, ku një i moshuar, mblodhte mbeturinat dhe i hidhte në kosh, rrugës duke shkuar për në punë. Godfrey, bën një përshkrim të takimit dhe nënvizon sesi burri i vjetër shprehet i irrituar për papastërtitë në këtë vend të Bostonit. “I thashë të sigurohej se do të lante duart kur të shkonte në punë. “Kështu më thotë edhe gruaja”, tha ai”, shkruan Godfrey.