blerja ushtarake
Militarizimi i rajonit, pas Serbisë edhe Greqia/Blerje dhe investim ushtarak prej 1.2 miliardë eurosh
Deklarohet nga të gjithë se është në krizë të madhe prej vitesh, madje edhe këto ditë po kërkohet dalja nga Eurozona, por sërish Greqia nuk heq dorë nga blerja e armëve. Mediat greke raportojnë se ministri i Mbrojtes, Pano Kammenos ka urdhërur blerjen e një skuadriljeje avionësh të tipit F-35, brezi i pestë, nisur nga rekomandimet e krerëve ushatrakë. Po kështu Kammenos ka kërkuar nga pala ruse ndihmë të paguar për mirëmbajtjen e sistemit raketor S – 300. Më tej akoma, Greqia po kërkon përmirësimin e avionëve F -16 që ka aktualisht në përdorim.