bildt
Kosovën e shpëton rruga demokratike: Dorëheqje e Thaçit dhe zgjedhje
Hashim Thaçi duhet të dorëhiqet. Kjo kërkesë tani është në tavolinë e interesit të sigurisë së Kosovës dhe nuk ka sesi të injorohet më. Njeriu që dominon skenën politike të vendit të tij është në shah permanent me një akuzë që mund të shndërrohet në kërkesë për arrestim, tashmë hapur dhe jo e hamendësuar. Dhe këtë gjë e kërkon tanimë edhe një pjesë e opinionit europian që ka ndërmend dhe mbështet nismat për ndërmjetësim të dialogut nga Brukseli.
Kriza siriane, një leksion për rivlerësimin e trashëgimisë osmane
Në Shqipëri ka disa dekada që Perandoria Osmane predikohet si e keqja jonë historike. Qoftë për interesa politike, apo për pragmatizëm, ky vështrim i thjeshtuar dhe nihilist, është kthyer në një klishe. Por në kushtet kur bota e sotme përballet me një shpërthim të paprecedentë dhune në një prej rajonet ku ekuilibri fetar dhe demografik ruan ende fizionominë e sundimit osman, pra në Lindjen e Mesme, tradita osmane mbetet e vlefshme dhe instruktive.