bici
“Vullnetarët” e Edit
Sot Dallëndyshe Bici, kryeinspektore e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka reaguar me një deklaratë kundrejt akuzave të Partisë Demokratike për shtesën pa leje të pallatit të deputetit Sadri Abazi. Nuk është reagimi i rëndësishëm, por gjuha e përdorur në të, një gjuhë që e gjejmë zakonisht te deklaratat e OSHEE-së së Ardian Çelës. Nuk kuptohet nëse kemi të bëjmë me instotucione, ndërmarrje apo organe shtetërore, apo me degë të PS-së.
Kush e rrahu Sajmir Tahirin?
Pasi doli lajmi se një sy i nxirrë i ministrit të Brendshëm Tahiri është pasojë e një goditjeje (nga vetë shefi i antikorrupsionit të kryeministrit Rama, thoshin aludimet), shënjestrimi i tij nga një gazetë e majtë (Dita) për pushime të shtrenjta në një resort ekskluziv të Korfuzit nënkupton që diçka po luhet, analizon lapsi.al. në pah vihen konfliktet lidhur me drejtimin e INUV, ish INUK, dhe prishjet e ndërtimeve që kjo strukturë ka kryer.