beteja

Somme, një betejë që nuk shlyhet nga memoria e Perëndimit

Postuar në 02 Korrik, 2016 00:58

Më 1 korrik të vitit 1916 nisi beteja e Sommes, që do të hynte në histori si një ndër më të përgjakshmet. Ajo zgjati 141 ditë dhe u zhvillua mes forcave aleate të Antantës dhe atyre gjermane. Beteja u zhvillua në veriun e Francës, në rrjedhën e sipërme të lumit Somme, që i dha edhe emrin. Vetëm në ditën e parë britanikët humbën  19 240 njerëz dhe mijëra të plagosur. Somme u bë simboli i llojit të luftës që u zhvillua në konfliktin e viteve 1914-1916. Stacionim i stërgjatur trupash, llogore, baltë dhe llucë, sëmundje, sulme dhe kundërsulme për sipërfaqe të vogla territoresh.

Deri në fund kundër informalitetit dhe evazionit

Postuar në 20 Gusht, 2015 12:44

Beteja kundër informalitetit dhe evazionit do të shkojë deri në fund. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtues të administratës doganore dhe tatimore, përpara fillimit në shtator të operacionit kundër informalitetit. “Duhet marë drejtpërdrejtë mesazhi i qeverisë shqiptare, e cila, është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të re që nuk është një aksion në vazhdën e radhës së një tradite të vjetër të tatimeve dhe doganave, por një aksion që do t’i shkojë deri në fund informalitetit”, tha Rama.

Pages

Subscribe to RSS - beteja