Somme, një betejë që nuk shlyhet nga memoria e Perëndimit
Më 1 korrik të vitit 1916 nisi beteja e Sommes, që do të hynte në histori si një ndër më të përgjakshmet. Ajo zgjati 141 ditë dhe u zhvillua mes forcave aleate të Antantës dhe atyre gjermane. Beteja u zhvillua në veriun e Francës, në rrjedhën e sipërme të lumit Somme, që i dha edhe emrin. Vetëm në ditën e parë britanikët humbën 19 240 njerëz dhe mijëra të plagosur. Somme u bë simboli i llojit të luftës që u zhvillua në konfliktin e viteve 1914-1916. Stacionim i stërgjatur trupash, llogore, baltë dhe llucë, sëmundje, sulme dhe kundërsulme për sipërfaqe të vogla territoresh. Një përpjekje madhore forca e së cilës u kthye qëndresa dhe durimi. Fotot japin një fragment nga ajo që ndodhi e që nuk u shlye nga kujtesa për një kohë të gjatë. Somme ishte një dramë e gjatë me shumë jetë njerëzish, në ndryshim nga 1940, kur Franca u shiokua nga një tragjedi Blitz, por që i kurseu vendit kaq shumë jetë njerëzish.
Add new comment