bebet
Lindin bebet e para të fekonduara nga një robot
Një vit më parë, inxhinierët spanjollë krijuan robotin e parë për injektimin e spermës. Testi i parë për efikasitetin e shpikjes së tyre u bë në Nju-Jork, pasi fekonduesi artificial u dërgua me postë nga Barcelona.
Në klinikën New Hope Fertility Center, roboti u përdor për të fekonduar dhjetëra vezë. Rezultati i eksperimentit janë sot dy vajza të vogla.
Kina ndalon praktikat mjekësore të përzgjedhjes së gjinisë së fëmijës
Autoritetet shëndetësore në jugperëndim të Kinës ndaluan praktikat e përzgjedhjes së gjinisë së bebeve në qytetin Chongqing.
Spitali Edward, një strukturë private në distriktin Shapingba të qytetit, në fillim të këtij muaji nisi shërbimin e personalizimit të fetusit, i cili u jep mundësinë prindërve të përzgjedhin nëse fëmija i ardhshëm do të jetë vajzë apo djalë.
Ndodh në Tiranë/Bebe "të kohës" së Bashës dhe bebe "të kohës" së Veliajt. Bashkia nuk njeh shpërblimet e vonuara
Një shkrim në “Gazeta Shqiptare” me autore Ermelinda Hoxhaj, sjell në vëmendje një problem që ka simbolikë me rëndësi. Fjala është për shpërblimin e bashkisë së Tiranës për bebet e sapolindura që është 5000 lekë(të reja). Sipas autores së shkrimit, interesimit të gazetës për shpërblimin, autoritetet lokale iu përgjigjën me përgjigjen se “nuk do të bëhet asnjë pagesë e prapambetur, 5 mijë lekëshi do të vijohet të paguhet vetëm për fëmijët që lindin gjatë këtij viti dhe në vijim(2015).