Kina ndalon praktikat mjekësore të përzgjedhjes së gjinisë së fëmijës

Postuar në 24 Mars, 2022 13:10

Autoritetet shëndetësore në jugperëndim të Kinës ndaluan praktikat e përzgjedhjes së gjinisë së bebeve në qytetin Chongqing.

Spitali Edward, një strukturë private në distriktin Shapingba të qytetit, në fillim të këtij muaji nisi shërbimin e personalizimit të fetusit, i cili u jep mundësinë prindërve të përzgjedhin nëse fëmija i ardhshëm do të jetë vajzë apo djalë.

Spitali ofron tre opsione të këtij shërbimi, me çmime të ndryshme. Më e shtrenjta përshkruhet si teknologjia LST, e kombinuar me "ekspertizën e shkëlqyer të mjekësisë tradicionale kineze (TCM)" të spitalit për të siguruar rezultatet e dëshiruara në 99% të rasteve.

Burime nga spitali, të cilave u referohet SMCP, thonë se kjo teknologji importohej nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Japonia.

Në reklamën e spitalit thuhet se shërbimi do të orfohet duke pasur parasysh ruajtjen e raportit mashkull-femër prej 1:1, praktikisht duke e kryer procedurën për një në çdo dy çifte: një çift që dëshiron të ketë një djalë dhe tjetri një vajzë.

Ligji kinez ndalon identifikimin gjinor të fetusit në institucionet shëndetësore, përveç nëse ka një arsye mjekësore. Ligji u miratua tre dekada më parë kur vendi zbatoi politikën e ngurtë të një fëmije pasi shumë familje shpresonin se fëmija i tyre i vetëm do të ishte djalë për shkak të preferencave tradicionale seksiste.

Incidenti vjen në një kohë kur është rritur nxitja nga ana e autoriteteve shtetërore për të lindur më shumë fëmijë, në një kohë që vendi po përballet me një ulje të shkallës së lindjeve dhe plakjen e popullsisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.