Bashkim Ulaj

Lan duart me biznesmenin Bashkim Ulaj. Ministrja Balluku nis pastrimin e vendngjarjes

Postuar në 22 Janar, 2019 12:11

Pas drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci, i cili dha dorëheqjen, sot është shkarkuar drejtori i Autoritetit të Rrugëve, Afrim Qendro. Ministrja e re e Infrastrukturës, një njeri shumë i afërt i kryeministrit Edi Rama, ka marrë përsipër detyrën e pastrimit të rrënojave të Damian Gjiknurit sidomos me predhën e rëndë të mashtrimit të kompanisë DH Albania në prokurimin e Lotit i të Unazës së Madhe. E njëjta kompani kishte fituar tender edhe me OST-në duke krijuar dyshime të mëdha se ishte klient i preferuar nga Lart. 

Plaku i PD-së ofrohet për të mbyllur të gjitha skandalet

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 23:20

Sali Berisha i ka dhënë sot një goditje të hidhur beniaminit të tij në krye të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha. Gjatë një interviste në News 24, Berisha ka bërë dy prononcime që skualifikojnë Bashën nga kategoria e parë, nëse mund të huazojmë një term nga sporti. 

Së pari, zoti Berisha ka deklaruar se ai nuk ka patur dijeni për takimin Basha-Rama në maj të vitit 2017.

Është Bashkimi o Damian! (Dokumenti)

Postuar në 17 Dhjetor, 2018 20:27

E kapur gafil me aferën e tenderit për Lotin 1 të Unazës së Madhe, qeveria u shfajësua me argumentin se ndryshe nga qeveritë e kaluara reagoi dhe anulloi tenderin, ndërsa ministri përgjegjës Damian Gjiknuri bëri të paditurin kur u pyet nëse kishte dijeni qeveria se kush fshihej pas kompanisë DH Albania me përfaqësues ligjor 26 vjeçarin recepsionist Avdjol Dobi. Ministri madje tha se se po përpiqej të kuptonte kush qëndronte pas dy tenderave 30 milionë euro të fituara nga një kompani e themeluar vetëm në 25 qwrshor, e cila rezultoi me dokumentacion të falsifikuar.

Subscribe to RSS - Bashkim Ulaj