Basheer M. Nafi
Rënia e Egjiptit*
Statusi i një vendi nuk përcaktohet, siç duan të na bëjnë disa historianë të besojmë, vetëm nga historia e tij, as vetëm nga gjeografia, apo vullneti politik. Roli i vendeve modelohet nga ndërveprimi i gjeografisë, historisë, politikës dhe burimeve të veta së bashku. Është përmes kombinimit të këtyre forcave që roli i Egjiptit lindi dhe u zhvillua në jetën e arabëve gjatë shekullit të 20-të, pas mbarimit të Luftës I Botërore dhe kolapsit të Perandorisë Otomane.