Baldushk
Kllouni i Baldushkut!
Degradimit të Republikës nuk kishte si t’i mungonte loloja i sistemit që shfaqjen e radhës e dha nga Baldushku. Erion Veliaj, që në rolin e shejtan-budallait mbolli rrugën e suksesit brenda masës së korruptuar socialiste, nuk e pati të vështirë të gjejë audiencën për të bërë cirkun e vet politik, pasi mendon se kapadaiut të Rilindjes po i vjen fundi.
Edi është drejt finishit për shumë arsye që lidhen sa me realitetin e ri politik që po krijohet, aq edhe me fatin politik që ndërtoi vetë duke ia përshtatur demokraturën karakterit dhe kapriçove të tij personale.