azhoranca
Basha takim me Fleckenstein: Mazhoranca s’ka vullnet për dekriminalizimin
Lulzim Basha priti në një takim Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein. Dekriminalizimi ka qenë në qendër të këtij takimi Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar mbështetjen e eurodeputetit Fleckenstein për procesin e dekriminalizimit dhe angazhimin e tij për t’i shkuar deri në fund këtij procesi. Basha ka shprehur shqetësimin në mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bërë dekriminalizimin e politikës dhe administratës.