Basha takim me Fleckenstein: Mazhoranca s’ka vullnet për dekriminalizimin
Lulzim Basha priti në një takim Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein. Dekriminalizimi ka qenë në qendër të këtij takimi Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar mbështetjen e eurodeputetit Fleckenstein për procesin e dekriminalizimit dhe angazhimin e tij për t’i shkuar deri në fund këtij procesi. Basha ka shprehur shqetësimin në mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bërë dekriminalizimin e politikës dhe administratës. Gjithashtu ai ka shprehur vendosmërinë e opozitës për kalimin e ligjit për dekriminalizmin dhe ç’është më e rëndësishmja, implementimin e tij. Në këtë takim u diskutua edhe për reformën në drejtësi, aferën CEZ, korrupsionin, evazionin dhe kontrabandën nga oligarkët e lidhur me qeverinë, represionin mbi biznesin e vogël dhe qytetarët dhe krizën e ekonomike që ka mbërthyer vendin.
Add new comment