atsh
Ti kishe veshur ato atletet!
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka përcjellë sot disa “lajme” nga takimi i Berlinit. Në përpjekjen sfilitëse të bëjë lajm aty ku në fakt nuk ka ndonëse takimi duhet pasqyruar, Agjencia ka vënë në punë të gjitha aftësitë e “kimisë së informacionit” për të nxjerrë diçka nga takimi Merkel-Rama. Që ka qenë protokollar.
ATSh përgënjeshtron Kryeministrin për papunësinë dhe injoron shkallën e emigrimit të të rinjve
Shkruan sot Agjencia Telegrafike Shqiptare:
Fjalëkryqi i ish-zv.kryeministres: Përgjegjësi ka edhe shumica...Takova Zoran Zaev
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka publikuar sot fragmente të një interviste televizive siç e quan ajo, të deputetes socialiste Senida Mesi, ish-zv. Kryeministre.
Nga mënyra e editimit të paragrafëve të jepet përshtypja se zonja Mesi nuk ka qenë mirë në momentin e intervistës, ose se ajo nuk i kushtohet as minimalisht kërkesës për një të folur koheziv. Citon ndër të tjera ATSH:
ATSh popullohet nga Rama
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka populluar sot faqen e vet online vetëm me copëza të intervistës së kryeministrit Edi Rama në emisionin “Porta a Porta”. Kuti të vogla me të njëjtën fotografi ku shfaqet fjala “Rama” që si në një ekran me shumë kanale shfaq të njëjtën gjë. Aksionet e kreut të opozitës Basha në këtë informim janë zero, ndonëse z. Basha dha një intervistë të vetën.
I Gjati qenka Më i Gjati megjithë mend
Harrojeni shakanë e "Postbllok". Edhe si e tillë, ajo paska thënë të vërtetën, pasi sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, që Edi Rama është lideri më i gjatë në botë, e konfirmoka edhe revista prestigjioze "Play Boy".
PS: Çfarë krenarie! Po TVSH të ketë bërë një kronikë për këtë gjë?
http://www.ata.gov.al/edi-rama-kryeministri-me-i-gjate-ne-bote-sipas-pla...