ATSh popullohet nga Rama
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/03/A0D84DE8-37C6-40A7-BD37-AFBB1E0E25AE_2019_03_06_10.jpeg?itok=SDXII1wf)
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka populluar sot faqen e vet online vetëm me copëza të intervistës së kryeministrit Edi Rama në emisionin “Porta a Porta”. Kuti të vogla me të njëjtën fotografi ku shfaqet fjala “Rama” që si në një ekran me shumë kanale shfaq të njëjtën gjë. Aksionet e kreut të opozitës Basha në këtë informim janë zero, ndonëse z. Basha dha një intervistë të vetën.
Me gjasë ATSh ecën me parimin e marrëveshjes së 17 majit që siç tha z. Rama kishte përcaktuar ndër të tjera edhe kushtin absurd që në fakt është parim themelor i sistemit: kush fiton qeveris, kush humbet bën opozitën. Agjencia qeveris faqen e vet përmes fituesit.
Add new comment