asambleja ps
Turpi i Asamblesë së PS-së: Diskutohet për një orë ideja e ministres së Arsimit për të futur në programet shkollore këngët partizane
Në diskutimet e sotme në Asamblenë e PS-së një propozim i papritur ka qenë ai i ministres së Arsimit për përfshirjen e këngëve partizabe në programet shkollore. Sipas Lindita Nikollës këngët do të jenë pjesë facultative që do të shërbejnë për të mbajtur gjallë memorien e nxënësve.
“Lufta e Dytë Botërore ngjizi jo vetëm rendin politik ndërkombëtar, por edhe rendin e vlerave që sot përkufizojnë shoqërinë tonë. Ndaj është e domosdoshme që këngët dhe repertori kulturor që u krijua asokohe të njihet dhe mësohet nga të rinjtë”, ka thënë Nikolla.