Turpi i Asamblesë së PS-së: Diskutohet për një orë ideja e ministres së Arsimit për të futur në programet shkollore këngët partizane

Postuar në 28 Prill, 2018 22:17

Në diskutimet e sotme në Asamblenë e PS-së një propozim i papritur ka qenë ai i ministres së Arsimit  për përfshirjen e këngëve partizabe në programet shkollore. Sipas Lindita Nikollës këngët do të jenë pjesë facultative që do të shërbejnë për të mbajtur gjallë memorien e nxënësve.

“Lufta e Dytë Botërore ngjizi jo vetëm rendin politik ndërkombëtar, por edhe rendin e vlerave që sot përkufizojnë shoqërinë tonë. Ndaj është e domosdoshme që këngët dhe repertori kulturor që u krijua asokohe të njihet dhe mësohet nga të rinjtë”, ka thënë Nikolla.

E pyetur sesi do të aplikohet një gjë e tillë ajo ka sjellë dy shembuj: një modeli i leksioneve të komunitetit LGBTI dhe futja e dietës së re ushqimore në kopshte dhe çerdhe që nga shumë prindër u pa si kontrabandim poshtërues i trahanasë për vogëlushët e epokës së çokokremit.

Ministra është kapur në befasi nga debate që ka provokuar një propozim i tillë dhe pas një sms-je të kryeministrit ka nisur të këndojë këngën e njohur “Bashkoi shokë…”. Nga të dhënat që disponojnë “Të Kripura”, ky veprim ishte i qëllimshëm, pasi ministrja dhe Rama donin të provokonin ministrat nëse e njohin apo jo këngën, për të kuptuar mandej sesa të zotë janë të çojnë para direktiva të tilla. Arben Ahmetaj thuhet se kërkoi leje për në tualet sapo nisën këngët, ndërsa Ogerta Manastirliu u çua në këmbë dhe këndonte me qëndrim gatitu.

Mbetet për t’u parë sesi do të realizohet kjo nismë, por ajo është shumë e pazakonshme.

Shaptilografisti 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.