Artur Zheji

Koha të shkrepim pistoletën!

Postuar në 26 Shkurt, 2020 11:06

 

Kur lexoj që disa mësues shkollash të mesme, disa fundërrina që nuk meritojnë të jetojnë mbi këtë tokë, flasin e flirtojnë, e pervertojnë me nxënëset e tyre, si të ishin prostituta, më ngjethet mishi dhe më ndizet gjaku. Si mundet të gjarpërojë në çdo pore të shoqërisë tonë krejt të sëmurë, një fëlliqësi e tillë e pandëshkuar?

Mesazh alla Artur Zheji kryeministrit. Presidenti shkruan si Ilir Meta

Postuar në 27 Qershor, 2019 22:58

Në faqen e vet në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta publikon një mesazh për kryeministrin Edi Rama, të cilit i drejtohet në terma familjarë dhe privatë. Letra nuk fsheh dozat e ironisë, stilistikisht të ngjashme me ato që përdor gazetari Artur Zheji, një njeri i afërt dikur me Edi Ramën, dhe për pasojë ajo të ngjet me një mesazh që Ilir Meta ia nis Edi Ramës dhe jo Presidenti - Kryeministrit. Është një komunikim i padobishëm për askënd, veçse për egon e njërit dhe të tjetrit që nuk thotë asgjë për situatën ku ndodhet vendi. Më poshtë mesazhi:

Një shans i humbur*

Postuar në 27 Tetor, 2017 22:30

Para ca kohësh u nda nga jeta Albanologu gjerman Robert Elsie, të cilin e kisha takuar jo më shumë se dy apo tre herë, në jetën time. Iku Elsie një shqiptardashës i rëndësishëm dhe në Shqipëri nuk më ngjau se u ndez ndonjë qiri domethënës mirënjohjeje për të. 
Njerëzit ikin dhe vijnë në këtë botë në mënyrë të mistershme, kështu është në të vërtetë, pavarësisht se ne nuk duam dhe pavarësisht se i bindemi kësaj ligjësie me turfullimë, si viçat drejt therrtores.

+++

Zheji: Rama po bën sondazhe në bazë për ndarjen me Metën

Postuar në 28 Shtator, 2015 23:41

Në emisionin “Opinion”, drejtori i gazetës "Mapo", Artur Zheji, i njohur edhe si një analist afër LSI-së, deklaroi se Edi Rama ka nisur sondazhet në bazë për të testuar qasjen e anëtarësisë socialiste ndaj skandaleve të përfolura së fundmi në media dhe ndarjes eventuale me Ilir Metën dhe LSI-në. Zheji shtoi se ishte në dijeni të fakteve se Rama ka dërguar emisarë në terren për mbikqyrur sondazhet që po kryhen në bazën socialiste.

Subscribe to RSS - Artur Zheji