Artan Shyti
Artan Shyti: Suksesi i blerë i Kombëtares dhe menaxhimi skandaloz i tij
Skandali që po shoqëron kualifikimin e Kombëtares së Futbollit në Evropianin 2016 dhe që ka në qender rinovimin e kontratës së Trainerit De Biazi me FSHF është një tjetër tregues se ky kualifikim është një fitore artificiale për futbollin në Shqipëri.
E kam thënë publikisht se suksesi i kombëtares është një importim i qartë dhe i padiskutueshëm. Ajo nuk është e nuk mund të jetë tregues i zhvillimit real të futbollit në Shqipëri, i cili lëngon në një sëmundje me simptoma shkatërrimtare për të ardhmen e tij.