artan lame

I preferuari i kryeministrit bën autokritikë në televizor (Video)

Postuar në 23 Janar, 2018 22:20

I informuar për një aferë korruptive në institucionin që drejton, Artan Lame i ka paraprirë zhurmës që do të krijohej, ku ALUZNI ekspozohet si agjenci sekserësh, ku janë të përfshirë deri te roja i institucionit. Video tregon rastin e një  qytetari i thotë jursitit se nuk po i legalizohet objekti edhe pse i janë bërë 3 herë matjet.

Yryshi i Facebook

Postuar në 01 Shtator, 2017 17:25

Mjaftoi një ngatërresë me mbulesë që të nxjerrë në pah sesa hipokrite është fytyra jonë publike. Mbulesa që iu hodh Skënderbeut, zbardhi faqe ditës të nxirën e elitave “laike” që vigjëlojnë si mercenarë të vetëshpallur të qytetërimit perëndimor ku mburren se bëjnë pjesë e po marrin përdore Shqipërinë. 

Artan Lame natyralizohet si drejtor i Rilindjes: Fajin e kanë ata poshtë

Postuar në 20 Korrik, 2017 19:43

Shikojeni këtë video prononcim të z. Artan Lame. Ajo është shpërndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama, si shembulli sesi do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk shërbejnë për popullin. Lame, që tërheq nga mbrapa këmborën mediatike të intelektualit, të befason kur e sheh të transformuar verbalisht – pasi karakterin nuk ja njeh kush – në një nëpunës shembullor, nga ata që marrin formën e enës së autoritetit.

Artan Lame i bashkohet "kujëvënësve". Belbëzon një ndjesë për "mballomën e komunizmit"

Postuar në 12 Gusht, 2016 17:14

Artan Lame, drejtuesi i ALUIZNI-t dhe një farë personi publik i angazhuar për ruajtjen e trashëgimisë në Tiranë, ka përcjellë në profilin e tij në Facebool, një ndjesë për prishjen e fasadës së stadiumit "Qemal Stafa". Ai publikon edhe një foto të vjetër të saj, e hedhur në shesh tashmë, e rrënuar nga punimet dhe e "mbrojtur" nga deklaratat qorre të Institutit të Monumenteve.

Artan Lame bën gati tapinë e legalizimit të "Mjaft" në krye të PS. Kësaj radhe është vërtet Falas

Postuar në 07 Gusht, 2015 00:52

Xhami dhe kisha pa leje në Shkodër. Artan Lame...u jep tapitë!

Postuar në 06 Gusht, 2015 22:47

Çuditë në Shqipëri ngjajnë sikur riprodhojnë njëra-tjetrën. Një e tillë është edhe fakti se në Shkodër janë ndërtuar edhe gjashtë objekte kulti...pa leje. Dhe sot, drejtuesi i ALUIZNI-t, Artan Lame, u ka dhënë drejtuesve të komuniteteve në këtë qytet “tapitë”. “Kështu Komuniteti Mysliman mori dy leje legalizimi për dy xhami, në Shtoj të Ri dhe Mjedë, ndërsa Kisha Katolike mori katër leje legalizimi, njëra prej të cilave për kishën “Arqipeshkvia”, raporton “Syri.net”. Sipas Lames komunitetet paskan ndërtuar pa leje për t’u ardhur në ndihmë besimtarëve.

Pages

Subscribe to RSS - artan lame