Artan Lame natyralizohet si drejtor i Rilindjes: Fajin e kanë ata poshtë
Shikojeni këtë video prononcim të z. Artan Lame. Ajo është shpërndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama, si shembulli sesi do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk shërbejnë për popullin. Lame, që tërheq nga mbrapa këmborën mediatike të intelektualit, të befason kur e sheh të transformuar verbalisht – pasi karakterin nuk ja njeh kush – në një nëpunës shembullor, nga ata që marrin formën e enës së autoritetit.
Duke “harruar” që ka qenë vetë drejtor i ALUIZNI-të për 4 vjet, z. Lame bën interpretimin e vendimit të kryeministrit për shkarkimin e drejtorit të kësaj agjencie në Berat, por pa shpjeguar nëse ai vetë ka ndonjë përgjegjësi. Kuptohet, nuk është se zhgënjehet kush nga Lame, pasi nuk ka njeri dy jetë sa të besojë te një gjë e tillë si "intelektuali në Shqipëri", por ka një minimum logjik dhe një standard formal etik përpara se të katandisesh nga një biçim oratori në llomotitës monoton.
Pa dashur të fyejmë kënd, por ka një rregull që na thotë se kur një institucion nuk funksionon, ndëshkimi është i shkallëzuar. Pas drejtorit të Bertit që u largua, Lame mund të kërkonte ndjesë. Jo, ai e ka ilaçin. I jep të drejtë kryeministrit, që nga ana e vet e përdor si komentator falas të nismave të veta. Nuk mbetet veçse të urojmë suksese në këtë shfaqje të re!
Add new comment