arta vorpsi
Shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton. Shumica keqpërdor Arta Vorpsin, i drejtohet Venecias për betimin te noteri
Shumica socialiste kërkon më shumë kohë që të hetojë për shkeljet e presidentit të Republikës Ilir Meta. Ndonëse hetimi në këtë pikë konsiston vetëm në shqyrtim aktesh, Komisioni Hetimor nuk ndihet gati të bëjë një raport përfundimtar. Tallja me mbarë vendin në këtë pikë arrin kulmin me faktin se në objekt hetimi do përfshihet edhe situata e krijuar mes Presidentit dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Dvorani në dekretimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Modeli "Vorpsi" bëhet ligj kundër Kushtetutës. Betimi i njoftohet Presidentit, nuk bëhet para tij!!!
Sot raportohet se shumica personale e Edi Ramës ka futur në procedurë amendimin e ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit synon të zgjidhë, përmes tejkalimit të Presidentit, çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Thuhet në draft:
1:1 në Gjykatën Kushtetuese
Besnik Muçit i ka përfunduar mandati anëtarit të Gjykatës Kushtetuese para kohe. Këtë na e thotë jo z. Muçi që sot shkoi sërish në zyrë, por Presidenti i Republikës që e caktoi aty. Përmes një një njoftim-shpallje, kreu I shtetit bën me dije se ka shpallur
procedurën e aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Z. Besnik Muçi
Sektarizmi antishtet i Rilindësve
Kryeprokurorja në detyrë Arta Marku thuhet se ka dorëzuar para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një sondazh të kryer me stafin e vet sipas të cilit rezulton se “populli” e do Arta Markun në krye të organit të akuzës. Në prezantimin e vet para KLP-së, Marku ka pranuar ndër të tjera se ajo ka kompetenca të kufizuara me ndryshimet e tanishme kushtetuese dhe ligjore, ndaj edhe kështu shpjegohen dështimet e saj. Mirëpo pyetja që shtrohet këtu është se nëse situate ligjore është kështu përse rikandidon zonja Marku?