Sektarizmi antishtet i Rilindësve

Postuar në 14 Nëntor, 2019 15:30

Kryeprokurorja në detyrë Arta Marku thuhet se ka dorëzuar para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një sondazh të kryer me stafin e vet sipas të cilit rezulton se “populli” e do Arta Markun në krye të organit të akuzës. Në prezantimin e vet para KLP-së, Marku ka pranuar ndër të tjera se ajo ka kompetenca të kufizuara me ndryshimet e tanishme kushtetuese dhe ligjore, ndaj edhe kështu shpjegohen dështimet e saj. Mirëpo pyetja që shtrohet këtu është se nëse situate ligjore është kështu përse rikandidon zonja Marku?

Si shpreson ajo të ketë sukses me këto kufizime? Inkoherenca e të zgjedhurve të Rilindjes nuk është vetëm në planin logjik, por edhe atë moral dhe etik. Zonja normalisht duhet të ishte tërhequr në emër të dështimit që pranon vetë. E kundërta ndodhi: ajo paraqiti një sondazh. Në KLP-në ku ajo paraqitet ka anëtarë që janë bashkëpunëtorë të saj dhe strukturimi i ri i të ashtuquajturës drejtësi është në thelb ristrukturim nepotizmi.

Incidentit në fjalë iu shtua sot gafa noteriale e zonjës Vorpsi, e padëgjuar me çdo standard. Lëvizjen e saj e mbështetën media të pushtetit që interpretojnë se betimi para presidentit mund të jetë edhe vetë verbal, pra ai mund të bëhet kudo dhe i njoftohet kreut të shtetit. Sipas kësaj logjike betimi është një akt i liberalizuar që nuk lidhet detyrimisht me një ceremoni të organizuar nga institucioni që ka kredencialin e pranimit të tij.

Absurditete të tilla zbulojnë një simptomë të përbashkët të atyre që po ikin nga pushteti e që është kalimi nga vjedhja me stil e premtuar nga Eduard Shalsi, te zhvatja e paduruar. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është asgjë më shumë sesa një luftë për ta kapur atë në emër të prerogativave që ka njëri pushtet apo tjetri. Por sjellja e atyre që do Rilindinin Shqipërinë dhe do ta afronin atë me Europën, është padyshim më sektarja. Nuk e gjen atë në asnjë regjistër të pushteteve në Shqipëri që padyshim është i pasur me gjëra surreale.

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.