Armand D’Angour
Sokrati dhe “muza” e tij/Idetë e një gruaje në themel të filozofisë perëndimore?
Një grua mund të ketë qenë frymëzimi i Sokratit, filozofit të Greqisë së Lashtë, për idetë e tij për të vërtetën, dashurinë, drejtësinë, kurajën dhe dijen. Një libër i studiuesit britanik Armand D’Angour, profesor në Universitetin e Oksfordit konkludon se një grua e zgjuar, e quajtur Aspasia e Miletusit, ka ndikuar idetë e një prej figurave themelore të filozofisë perëndimore.