arinc
Respekt për asgjë dhe asnjë/Erdogan autorizon sulme ndaj ish-presidentit Abdullah Gul
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan duket se po shkon pandalur drejt kultit të individit, kur me goditje gjithafarëshe po spastron partinë e tij, AKP – Drejtësi dhe Zhvillim – nga të gjithë anëtarët e saj themelues. Gazeta “Hurriyet” publikonte sot një opinion të kolumnistit të saj, Murat Yetkin, sipas të cilit, Erdogan dhe enturazhi i tij i ka vënë syrin edhe ish-presidentit të vendit, Abdullah Gul.