Annabel Goldie
Zhurmë për municionin me uranium të varfëruar. Raportime për sulm ndaj Zaporizhzhias dhe Luhanskut
Rusia ka shfrytëzuar rastin e njoftimit se Britania e Madhe do të furnizojë me municion me uranium të varfëruar Ukrainën për të tematizuar me forcë mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit aktual drejt një lufte bërthamore. Presidenti Vladimir Putin e hodhi në tryezë opinionin e tij gjatë konferencës për shtyp me homologun kinez, Xi Jinping, pasi mori njoftimin duke u përpjekur të kontekstualizojë konfliktin me Perëndimin si një çështje që tashmë adresohet si shqetësim i partneritetit të ri strategjik me Kinën.