android
Google gjobitet me 4.3 miliardë euro
Google duhet t’i paguajë 4.3 miliardë euro gjobë Komisionit Europian për shkak të keqpërdorimit të pozitës dominuese të sistemit operativ Android.
Dy vjet më parë Google u akuzua zyrtarisht se kishte detyruar prodhuesit e smartfonëve, si Samsung apo Huaëei, të instalojnë paraprakisht Google Search dhe ta vendosin atë si një aplikacion kërkimi ekskluziv ose të paracaktuar.
Sulm i ri synon telefonat Android me file të rremë audio
Një virus panikues pritet të alarmojë përdoruesit e androideve. Në fillim ai u zbulua në korrik, si dobësi e lejuar nga hakerat në internet i cili synon telefonat android me tekst apo MMS. Ky virus shfrytëzon një dobësi në pajisjen në fjalë në funksionet multimedia preview. Google, prodhuesit dhe transportuesit e viruseve të tilla, vetëm për të pasur një tjetër virus pop-up kërkuan një raund tjetër për riparimin e pjesëzave. Në fakt, tre muaj pas zbulimit fillestar, kjo gjë po përsëritet.
Pas BE-së, “Google” nën hetim edhe në ShBA
“Google Inc” rikthehet sërish në qendër të vëmendjes të autoriteteve federale amerikane. “Bloomberg” raporton se Komision Federal për Tregëtinë ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për të hapur një hetim mbi Sistemin Android të Google, pasi nga disa konkurentë është ngritur akuza se kompania kufizoi të drejtën e tyre të aksesist. “Bloomberg” paralajmëron se hetimi është në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet që ai të mbyllet pa ngritur ndonjë padi ndaj kompanisë, edhe sepse hetimi i mëparshëm për sistemet e kërkimit, përfundoi pa rezultate.