Google gjobitet me 4.3 miliardë euro
Google duhet t’i paguajë 4.3 miliardë euro gjobë Komisionit Europian për shkak të keqpërdorimit të pozitës dominuese të sistemit operativ Android.
Dy vjet më parë Google u akuzua zyrtarisht se kishte detyruar prodhuesit e smartfonëve, si Samsung apo Huaëei, të instalojnë paraprakisht Google Search dhe ta vendosin atë si një aplikacion kërkimi ekskluziv ose të paracaktuar.
Google gjithashtu ofroi stimuj financiarë për prodhuesit dhe operatorët e rrjeteve telefonikë, me kusht që ata të instalojnë vetëm Google Search në pajisjet e tyre. E gjithë kjo është bërë vebtëm që “të konsolidohet dhe të ruhet pozita e dominuese e kompanisë prestigjoze”. Lidhur me gjobën e vënë vitin e kaluar për Google Shopping, kompania ka apeluar në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian.
Add new comment