AMSHC
Albana Vokshi: Edhe FRESSH shoqëri civile, agjencia shtetërore i jep fonde?!
Nga fondet e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, ka përftuar edhe FRESSH në shkelje të ligjit, por AMSHC u ka dhënë fonde po ashtu shoqatave me projekte të padobishme. Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, ka publikuar dje listën e organizatave joqeveritare që kanë përfituar fonde, ku spikasin edhe projekte qesharake si një fond 18 milionë lekë për shoqatën IDC, me projektin: “Kariesi nuk është destin për personat me aftësi të kufizuara. Ai mund të luftohet duke krijuar shprehitë e duhura”.