amnistia
Kur e majta tejkalon të majtën, Braçe ideologjikisht kundër faljes së detyrimeve për kompanitë e naftës
Talenti i minsitrit të Financave në qeverinë socialiste Arben Ahmetaj për të rregulluar bilancet e shtetit dhe kompanive të mëdha debitore siç janë ato të naftës dhe përpjekja për ta shitur këtë nismë si amnisti për biznesin, duket se nuk po gëlltitet as vetë brenda "të majtës socialiste".
Kryetari i Komisionit të Ekonimisë, Erion Braçe përveçse konfirmoi dyshimet se amnistia e Ahmetaj bëhet për të pastruar me borxhet e ARMO-s apo kompanive të tjera, tregoi se në të tilla raste e majta mund ta tejkalojë veten, kur bëhet fjala për votimin e kësaj nisme në parlament.
Qeveria Berisha 2.0. Po vijnë zgjedhjet/Një amnisti tjetër, kësaj radhe për paratë e fshehura
Qeveria shqiptare është e gatshme të hartojë një projektligj për amnistinë e kapitaleve duke përjashtuar një kategori të caktuar. “Nëse do të bënim amnisti të gjerë kapitalesh, për mua do të ishte shumë mirë, duke përjashtuar zyrtarët e lartë apo një set me individë që i kanë paratë nga korrupsioni, pjesa tjetër do të ishte vërtet shumë gjë e mirë dhe unë e kam hedhur si ide, por theksoj ajo kërkon një konsensus të gjerë.