amnistia fiskale
Cilat para po falen?
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot në Parlament, sipas asaj që ai mendon se është sqarim, amnistrinë e re fiskale dhe penale që pritet të miratohet për pasuritë e paformalizuara. Fjala e kreut të qeverisë paraqet disa probleme serioze për atë që quhet funksionim i shtetit të së drejtës dhe ligjit.
Së pari z. Rama ka dhënë premtimin solemn se “ligji do miratohet me 84 vota” duke siguruar kështu idenë e vet se amnistia është e pakthyeshme.