amfilohije
Kisha serbe për lidhjen e Malit të Zi me NATO. Mitropoliti Amfilohije: Siguria që ofron NATO, njësoj si ajo e Hitlerit dhe Musolinit
Afrimi i elitës politike të Malit të Zi me Perëndimin dhe sidomos kërkesa për anëtarësim në NATO, po kundërshtohet nga një propagandë që zë fill nga hapësirat kishtare. Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, Amfilohije, e quajti NATO-n një zgjatim të pushtimit austrohungarez.
Duke meshuar në manastirin e Podmaine, Amfilohije u kujtoi të pranishmëve se ai kshte shkatërruar në të shkuarën nga Austro-Hungaria dhe sot sipas tij, NATO nuk është asgjë më shumë sesa zgjatim i perandorisë së dikurshme Habsburgase.