altun
Mitsotakis është i pabesueshëm për Turqinë
Ankaraja zyrtare përjashton për momentin mundësinë e një takimi mes presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Në një intervistë për gazetën greke, “Kathimerini” drejtori i Komunikimit të Erdogan, këshilltari Fahrettin Altun, nuk ka qenë fare i rezervuar në këtë drejtim, duke shprehur hapur pakënaqësinë e Turqisë me sjelljen politike të Mitsotakis.