Alfred Peza
Berisha tallet me Alfred Pezën
Ish-kryeministri poston një video që daton rreth katër vite më parë. Ka brenda humorin dhe dramën e politikës shqiptare. Shihet Edi Rama që e fton Pezën të ulet, ndoshta për të mos e lënë të vazhdojë më tej me listën që sot bën të qeshësh.
Taulant Balla u qëllua për shkak të “të luftës së pakompromis dhe qëndrimeve të qarta politike kundër krimit dhe korrupsionit”. A mund të mos qeshësh?
Një deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla, informoi institucionet e hetimit se është dhunuar fizikisht në Romë nga një mashkull dhe nga një femër. Mashkulli ishte me kapele dhe e ka qëlluar me grusht e pastaj me ndonjë shqelm. Kurse femra i ka lëshuar një hamburger nga koka. Balla identifikoi agresorët me Jamarbër Malltezin dhe Argita Malltezi. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon: Balla është deputet që e ka për zakon të ngrejë gishtin e akuzës në Parlament dhe nuk përjashtohet kostoja e ndonjë hamburgeri kokës.
Një sqarim(Video)
Respublica publikoi të martën një lajm sipast të cili deputeti socialist i Peqinit Alfred Peza kishte deklaruar në një studio televizive se protesta e 21 Janarit të 4 viteve më parë ishte paqësore.http://www.respublica.al/2015/12/08/heshtja-e-lsi-protesten-dhe-kujtimet-e-deputetit-t%C3%AB-peqinit-p%C3%ABr-21-janarin.
Heshtja e LSI per protesten dhe kujtimet e deputetit të Peqinit për 21 Janarin
Protesta e opozitës ngjalli reagime dhe komente të shumta në radhët e socialistëve, të cilët mbajtën një qëndrim distancues ndaj marshimit të 8 dhjetorit. Kuptohet çdo qëndrim duke nisur nga Sajmir Tahiri, Taulant Balla e Alfred Peza ishte në sinkron me atë të kryeministrit Rama që e quajti një protestë të shëmtuar dhe fytyrën e një opozite vandale. Në studio televizive u shfaq edhe Alfred Peza, deputeti i Peqinit që duke krahasuar protestën e sotme të demokratëve me atë të opozitës socialiste në 21 Janar tha se protesta e 21 Janarit ka qenë paqësore dhe aspak e dhunshme.
Alfred Peza u përgjigjet skeptikëve: Kjo qeveri është si dielli për shqiptarët
Deputeti i Peqinit Alfred Peza u jep përgjigje të gjithë skeptikëve që kanë vënë në diskutim performancën e qeverisë në këto dy vite. Në një intervistë për gazetën Mapo ai është munduar ta shpjegojë me një karahasim vlerësimin e tij për qeverinë dhe sesi duhet ta shohin shqiptarët koalicionin Rama-Meta.