Një sqarim(Video)
Respublica publikoi të martën një lajm sipast të cili deputeti socialist i Peqinit Alfred Peza kishte deklaruar në një studio televizive se protesta e 21 Janarit të 4 viteve më parë ishte paqësore.http://www.respublica.al/2015/12/08/heshtja-e-lsi-protesten-dhe-kujtimet-e-deputetit-t%C3%AB-peqinit-p%C3%ABr-21-janarin. Deputeti reagoi duke kontaktuar personalisht me pretendimin se nuk e kishte thënë diçka të tillë, madje as nuk kishte folur fare për protestën e 21 Janarit. Ai na ftoi që nëse e gjenim deklaratën e tij me zë dhe figurë ta publikonim. Ne po e përcjjellim me zë dhe figurë atë ç'ka zoti Peza ka thënë në emisionin “Opinion” në News 24. “Një gjë është e sigurtë, që sot kishit mundësi të shihnit një shfaqje pasqyrash, pasqyrën sesi sillej dikur policia kur drejtohej nga Lulzim Basha që vriste qytetarë të pafajshëm në bulevard, 4 njerëz të pafajshëm në bulevardin Dëshmorët e Kombit që protestonin paqësisht dhe jo si këta sot atje dhe nga ana tjetër të shihnit profesionalizimin dhe sjelljen shembullore dhe standardin europian të një policie, e cila nuk merret as me femijë dhe as me delikuente e as me njerez qe dalin më sëpata dhe thonë do shkoj për ISIS-in”-është shprehur Peza për News 24.
Comments
Reagim burreror nga ju z.Muc
Reagim burreror nga ju z.Muc Nano. Tung.
Add new comment