akademia e shkencave

Të keqen e LSI-së! Akademia e Shkencave/Rotacioni Korkuti – Beqiraj, si dyshja Putin - Medvedev

Postuar në 04 Shtator, 2017 12:45

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Ai qshtë Gudar Beqiraj, deri më sot nënkryetar. Zv.kryetar është zgjedhur Muzfer Korkuti, arkeolog në profesion deri më sot kryetar. Beqiraj vjen në detyrë pas mandatit të Korkutit në krye të Akademisë, ndërkohë që para Korkutit ishte Beqiraj. Mund të vazhdojë kështu deri në tiktakun e fundit biologjik të të dyve, padyshim me kontribute në lëmejtë e shkencës. 

Votimi është kryer nga Asambleja e Akademisë pas një thirrjeje ku vunë kandidaturat vetëm…Beqiraj dhe Korkuti.

Bashkia e Tiranës kërkon ndërhyrjen e Akademisë së Shkencave për ruajtjen e gjelbërimit

Postuar në 04 Gusht, 2017 11:00

Bashkia e Tiranës me propozim të kryetarit të saj, Erjon Veliaj, i është drejtuar me një letër Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përmes së cilës i kërkon me kortezi formale që të lejohet një përfaqësues i saj, pra Bashkisë, në institucionet përkatëse që merren me gjuhën shqipe.

Akademia e Shkencave - kryeministrit: Kritikat drejtoja vetes dhe programit që premtove për shkencën

Postuar në 02 Shtator, 2016 17:49

Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave i është përgjigjur me një letër kritikave të kryeministrit, i cili një ditë më parë apeloi për reformim dhe e cilësoi sjelljen dhe situatën e Akademisë si absurde. Këshilli i kujton kryeministrit se nuk është bërë thuajse asgjë për programin e premtuar për shkencën. Më poshtë letra:

Reformë dhe direktiva për Akademinë e Shkencave

Postuar në 01 Shtator, 2016 12:03

Akademia e Shkencave do të reformohet. Këtë ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit të 11-të të Institutit Alb-Shkenca. Duket se me këtë institut kryeministri ka vendosur të ndajë organizimin dhe përfaqësimin për samitin e Diasporës, nga i cili siç tha ai "nuk synohet të nxirren përfitime politike". Kryeministri nuk ka kursyer as sulmet dhe as direktivat për Akademinë e Shkencave, një institucion që ka humbur shumë nga autoriteti i dikurshëm.

Akademi, akademikë dhe probleme (intelektuale ose intelektualësh)

Postuar në 29 Maj, 2016 05:34

 

Akademi

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, PD: po kolektivizohet vota. KLSh të kontrollojë zbatimin e kritereve statutore

Postuar në 22 Maj, 2016 18:45

Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës konteston procesin e zgjedhjes së kryesisë së Akademisë së Shkencave. “Kemi të bëjmë me as më shumë dhe as më pak me një tentativë për uzurpimin e çdo hapësire për vendim-marrje demokratike në institucionin që duhet të rrezatonte dije dhe demokraci për të gjithë Shqipërinë.

Quo Vadis? Ku po shkojmë o ‘akademikë’ shqiptarë?

Postuar në 19 Maj, 2016 22:37

Mbi debatin për Akademinë e Shkencave... Një ulërimë shpirtërore për ushqim akademik...

 

Një debat i ashpër publik po zhvillohet kohët e fundit mbi atë që po ndodh me Institucionin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Në fakt dhe fatkeqësisht, për mendimin personal, si lexues i thjeshtë, guxoj të them se është një Institucion në hije që shyqyr zotit që ndodhin debate të tilla që na e rikthejnë në vëmendje dhe që mund të tërheqin pak arsyen e lexuesit të thjeshtë jo akademik duke na kujtuar që po paskemi edhe ne një Akademi Shkencash.

Pages

Subscribe to RSS - akademia e shkencave