Reformë dhe direktiva për Akademinë e Shkencave
Akademia e Shkencave do të reformohet. Këtë ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit të 11-të të Institutit Alb-Shkenca. Duket se me këtë institut kryeministri ka vendosur të ndajë organizimin dhe përfaqësimin për samitin e Diasporës, nga i cili siç tha ai "nuk synohet të nxirren përfitime politike". Kryeministri nuk ka kursyer as sulmet dhe as direktivat për Akademinë e Shkencave, një institucion që ka humbur shumë nga autoriteti i dikurshëm.
"Unë e shoh absurde, për të mos thënë më shumë, se nuk dua të devijoj, që Akademia e Shkencave të Shqipërisë të mos jetë e pranishme, mos jetë mirëseardhëse dhe mos jetë aktivisht e lidhur me Alb-Shkencën. Është ulëritëse dhe domëthënëse, jo thjesht për Ab-Shkencën, por shumë të tjerë mund të jenë të organizuar kështu si ju. Është tronditëse që Akademia e Shkencave sot të mos ketë një regjistër të atyre që bëjnë, ose përpiqen të bëjnë shkencë dhe që janë shqptarë dhe që jetonë kudo në botë. Mos ketë nje regjistër të vendodhjes së aktivitet dhe të mos ketë asnjë kontakt. Kjo bëhet më pak tronditëse që po të mendosh që vetë shteti ynë nuk i ka të numëruar dhe nuk i di ku i ka shqiptarët jashtë atdheut. Ndërkohë nuk jemi aq shumë sa mos numërojmë dot njëri-tjetrin dhe kur mendon që kinezët numërojnë në kohë reale cdo kinez që del nga një fakultet në çdo pikë të globit dhe regjistrohet një herë në regjistrin e burimeve njerezore të Kinës, pavarëisht se mund të mos shkeli kurrë në Kinë", tha Rama.
Add new comment