500 milionë
Eurobondi, Cani thotë se në tregjet ndërkombëtare Shqipëria do kërkojë 500 milionë euro
Ministri i Financave deklaroi të shtunën se që nga e hëna në 28 shtator për 4 ditë me radhë Shqipëria do të jetë në tregjet kryesore europiane për të emetuar eurobondin. Sipas tij, tregu po ecën në ato drejtime që kishin gjykuar dhe se monedha e zgjedhur është euro. “Ende nuk mund t’u them a do ta marrim apo jo. Nëse do gjykojmë se norma e interesit dhe kushtet do të jenë të përshtatshme, do ta marrim”, u shpreh kreu i financave. Sipas tij, situata e Shqipërisë është komode, pasi nuk kemi presion sepse eurobondi tjetër do të maturohet në nëntor dhe se qeveria i ka paratë për ta shlyer atë.