2017
Liria Ekonomike 2017, Shqipëria bie me 1.5 pikë. Por mbetet ndër vendet më të mira në Ballkan
Indeksi i Lirisë Ekonomike i vitit 2017, publikuar nga fondacioni “Heritage” e vendos Shqipërinë në vendin e 65-të nga 180 vende të matura.
LSI-ja, në mes apo majtas?
Para disa ditësh, Ilir Meta i tha publikisht “Jo!” një koalicioni parazgjedhor të LSI-së me PD-në. Ndërsa më parë, një koalicioni të tillë, Lulzim Basha i kishte thënë “Jo! Jo! Jo!”. (Për një koalicion paszgjedhor, nënkuptohet një përgjigje e tipit “hajt se folim”.)
Pyetja që duket se do t mbetet pa përgjigje deri në prill është nëse LSI-ja do të futet në zgjedhje si pjesë e koalicionit aktual mazhoritar, apo do të futet në garë më vete, në mes të dy koalicioneve të mëdha.
Të pavendosur nëse do të dalin bashkë në 2017
Bashkimi me LSI-në ishte mënyra më e lehtë që Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama të vinte në pushtet në 2013-ën. 2 vite e gjysmë bashkëqeverisje u shoqëruan me hije mosbesimi dhe strategji të veçuara të dy palëve për të dobësuar njëra –tjetrën. PS angazhoi strukturat e saj në arrestimin e zyrtarëve të LSI-së të përfshirë në korrupsion, ndërsa LSI nga ana tjetër mekanizmat e saj për të diskretituar socialistët. Megjithatë Petrit Vasili thotë se koalicioni funkssionon.