Çokollata
Plumb dhe kadmium në një pjesë të madhe të çokollatave
Çokollata, një nga produktet më të konsumuara në festat e fundvitit, ka në përbërje ato që njihen si metalet e rënda, të dëmshme për shëndetin. Shoqata Consumer Reports, në SHBA, ka hartuar një raport të plotë pasi ka analizuar 48 produkte të kategorive të ndryshme, të gjitha të prodhuara nga marka të mëdha amerikane apo ndërkombëtare.
Në përbërje të çokollatës rezulton se ka plumb dhe kadmium, në nivele sa dyfishi i normës së lejuar.
Ana e errët e industrisë së çokollatës
Një investigim i bërë së fundmi hedh dritë mbi pasojat shkatërrimtare të industrisë së çokollatës mbi mjedisin. Një produkt që sillte xhiro deri në 100 miliardë dollarë në vitin 2015 dhe me konsum 3 milionë tonë. Industria kontrollohet në masë të madhe(50%) nga tri kompani: Olam, Cargill, dhe Barry Callebaut që tregëtojnë kakaon. Investigimi ka zbuluar se këto kompani kanë blerë kakaon, lënda bazë e çokollatës, edhe nga fermerë që kultivojnë në mënyrë ilegale dhe në zona të mbrojtura.
Çokollatat "Mars" me mbetje plastike, kompania tërheq produktin nga tregu
Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars” ka tërhequr prodhimin nga raftet e 55 vendeve pas zbulimit të gjurmëve të plastikës në produktet e kompanisë. Kjo u njoftua nga mediat amerikane.Gjurmët e plastikës u gjetën në produktet e çokollatave të eksportuara në Gjermani. Mes vendeve ku në treg janë hedhur prodhime të çokollatave me mbetje plastike është edhe Italia. Autoriteti i Sigurimit të Ushqimit në Hollandë njoftoi se mbetjet plastike të gjetura në çokollatat në fjalë mund të çojnë në asfiksi. Produktet me rrezik sipas kompanisë janë çokollatat Mars, Snickers, Milky Ëay dhe Mini Mix.
Mendoni se çokollata tani ka shije të mirë? Shikoni ç’po shpikin shkencëtarët.
Mendoni se çokollata tani mund të ketë shije shumë të mirë, por shkencëtarët kanë një ide më të edhe më të mirë.
Në gjermani ata po eksperimentojnë pafund, dhe së shpejti pretendojnë të sjellin dicka ndryshe. Janë ende në punë e sipër për të krijuar një here e mirë recetën e cokollatës perfekte. Kjo do të jetë një recetë e përsosur! Madje atë që pritet të vijë së shpejti , shkencëtarët kane preferuar ta quajnë SUPER-ÇOKOLLATA.