Slideri Kryesor
Shoqëria e sotme me optikën e Castoriadisit
Interneti dhe materialet që qarkullojnë me shpejtësi na japin sot një informacion të bollshëm për nga ana sasiore. Mjafton të jemi në gjendje t’a klasifikojmë atë, me qëllim që të plotësojmë edhe dimensionin cilësor të njohjes. Të tilla janë intervistat me mendimtarë të ndryshëm në botë apo dokumentaret serioze.
Lukashenko: Nëse bie Rusia, vdesim të gjithë
Presidenti i Bjellorusisë shpalli "gatishmërinë luftarake" të vendit të tij gjatë revoltës jetëshkurtër të organizuar nga grupi Wagner. Lukashenko i tha gazetës shtetërore Belta se përpjekja për rebelim të mercenarëve të grupit Wagner kërcënoi sigurinë kombëtare të vendit dhe kërkoi gatishmëri ushtarake.
Paqen e tenton edhe i Dërguari i Papës
Ka nisur sot misionin e vet ndërmjetësues për paqe, kardinal Matteo Zupi, i dërguar i Papa Françeskut, i cili që nga dita e djeshme ndodhet në Moskë. Ai do të qëndrojnë në kryeqytetin rus deri në datën 29 qershor dhe ka si synim kryesor “kontributin humanitar për kërkimin e një rrugëdaljeje nga situata e tanishme tragjike dhe arritjen e paqes”.
Basti i Europës me Big Tech
BE nuk do të tërhiqet në sfidën e saj për të rregulluar me ligj mënyrën si inteligjenca artificiale do të vihet në shërbim të njerëzve. Thierry Breton, Komisioneri Evropian për tregun e brendshëm, e nënkuptoi këtë në një intervistë për Euronews, ku u shpreh se ligji nuk do të bëhet arsye për tërheqjen e ndonjë kompanie të teknologjisë nga tregu europian.
Deklarata e Vidovanit/Serbët paralajmërojnë vajtim kolektiv dhe Zhvillime, 36 vjet pas Millosheviçit
Serbët paralajmërojnë zhvillime në Kosovë. Kanë ruajtur datën e 28 qershorit për këtë ku pritet të zbulohet edbe një dokument i ri. Mediat në Kosovë njoftojnë se në Mitrovicë është publikuar ajo që po quhet Deklarata e Vidovanit, që flet për një dramë serbe në mes të Europës.
Të paktën Festivali i Gjirokastrës do të duhet të ishte diçka serioze
Në fotot e shpërndara në Facebook e Kryeministrit Edi Rama nga Festivali Folklorik i Gjirokastër është vendosur edhe kjo. Siç mund të merret me mend është një truk (anti)estetik për të shijuar me share global të rrjetit social salcën identitare të Festivalit. Në parim kjo është një sëmundje dhe tregues kompleksesh të mbarë shoqërisë që i është qepur shqiponjës si jetimi që do të adoptohet.
Zvicra, qendër e spiunazhit rus dhe kinez
Agjencia kryesore e inteligjencës zvicerane, Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS), thotë se Zvicra është kthyer në një pikë të rëndësishme për spiunazhin rus. Sipas një raporti të fundit, një e treta e 220 zyrtarëve që Rusia ka akredituar në Zvicër, dyshohet se janë spiunë.
Dëbimet e trupave diplomatike dhe elementëve të tjerë nga vende të Europës dhe Amerikës së Veriut e kanë dobësuar spiunazhin rus në ëto vende, por në Bernë, sipas raportit, ai vijon i pashqetësuar.
Mbyllet çështja penale, por grupi "Wagner" merr fund
Hetimi penal ndaj Prigozhin është mbyllur. Kështu njoftoi sot Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, cituar nga mediat ruse. Njoftimi ka ardhur një ditë pasi mediat në Rusi, përfshirë agjencinë shtetërore Tass, deklaruan se hetimi do të vazhdonte ndaj kreut të grupit “Wagner”.
Me Kinën ne mund të ndalim Perëndimin
Rusia po sheh përherë e më shumë nga Kina si garantues për atë që përkufizohet se mbrojtje strategjike ndaj planeve dominuese të Perëndimit. Në konferencën e tetët ndërkombëtare me temë “Rusia dhe Kina: Bashkëpunimi në në Erë të Re”, organizuar nga Këshilli Rus për Çështjet Ndërkombëtare dhe Akademia kineze e Shkencave Sociale, është diskutuar mbi atë që po ndodh aktualish në hapësirën euraziatike.
Në këtë kuadër ambasadori rus në Pekin, Igor Morgulov ka vlerësuar se:
Putin: Rusinë e shpëtuan besnikët
Dy ditë pas kryengritjes së grupit "Wagner", të cilën e quajti “tradhti nga brenda”, presidenti rus doli sërish në një deklaratë drejtuar kombit, për të njoftuar se rreziku ka kaluar dhe përpjekjet "kriminale" për të krijuar trazira kanë dështuar dhe vendi është "shpëtuar nga shkatërrimi" falë besnikërisë së shërbimeve të saj ushtarake dhe atyre të sigurisë.