Të paktën Festivali i Gjirokastrës do të duhet të ishte diçka serioze

Postuar në 27 Qershor, 2023 18:23
Skerdilajd Zaimi

 

 Në fotot e shpërndara në Facebook e Kryeministrit Edi Rama nga Festivali Folklorik i Gjirokastër është vendosur edhe kjo. Siç mund të merret me mend është një truk (anti)estetik për të shijuar me share global të rrjetit social salcën identitare të Festivalit. Në parim kjo është një sëmundje dhe tregues kompleksesh të mbarë shoqërisë që i është qepur shqiponjës si jetimi që do të adoptohet.

Festivali i këtyre përmasave do të duhej të ishte ngjarje për muzikën dhe vallet që sjell, patjetër edhe për atë paradë të jashtëzakonshme motivesh të kostumeve tradicionale shqiptare, që janë dalluar dhe madje evokohen përherë për larminë, për elegancën, për finesën e tyre dhe gërshetimin aq të bukur të ngjyrave mbi coha të vërteta të përdorura dikur. 

Mirëpo në vend se të ishim xhelozë, madje paranojakë për ndërhyrjen më elementare në kostumet që kemi trashëguar, ne miratojmë thjeshtimin e tyre brutal me inisinjat e një kohe vulgare, të cilat respektohet jo duke u folklorizuar mejhançe, por duke u përdorur në vendin e duhur dhe me dinjitetin e nevojshëm. 

Çfarë thotë ajo shqiponjë e stampuar mbi atë jelek? Çfarë lidhje ka ajo me një Festival tradite? Shqiponja ka qenë stilizuar ndryshe në veshjet tona me aq sa dimë dhe nuk kanë qenë kurrë një lloj etikete banale që të kujton ato kartemonedhat e ngjitura me pështymë në ballin e sazexhinjve të mejhaneve. Si kalon kaq mirë e bukur shëmtia në këtë vend? Dhe që ajo shqiponjë është balsamosur në mauzoleumin e kostumit post-2000 tani vonë, na e thotë edhe ky material këtu: https://www.shqiperia.com/Afron-Serbia-rritet-shitja-e-kostumeve-popullore.30613/
Puro tallava pra dhe komercializëm. 

Në rastin e kostumit tradicional ka një problem themelor që nis me emërtimin: Kostumi Popullor! Kur kostumi shqiptar, i Jugut dhe Veriut, për nga coha dhe dekoracioni, përzgjedhje stilistike dhe puna vetëm Popullor nuk është. Edhe Bajroni që ishte Lord vinte në dukje koston e tij. Edhe paria e Shqipërisë që e shohim përmes Marubit pozonte me kostume që ishin Maja e Gjërit kur i thonë një fjale dhe pozonte sepse tregonte edhe Statusin e vet. Ky është një kostum i Elitës, Parisë nëse duam të quajmë ndryshe,  që reflektonte besime, simbolikë dhe Mirëqenie. Ndaj ta riklasifikosh atë si Kostum Popullor është të vulgarizosh një trashëgimi kaq të çmuar që vjen e i nënshtrohet një konsensusi për Mbrojtje e Ruajtje që cedon te themeli për të ruajtur dritaret. 

Për këtë çështje Festivali duhet të kishte barriera reale. Këtu ka kuptim konservatorizmi, jo te sherri për një vijë uji dhe një mur banje. As te dukjet me buzëqeshje të shqyera të ministreshave që sepse të thonë me fytyrë që janë të lumtura që nuk kanë haber për asgjë. Po pse ky Festival, i ziu Festival nuk ka kërkesa të tilla. Në një intervistë për MCN Tv një përfaqësues i fushës thotë se në Gjirokastër ruheshin rreth 300 kostume origjinale, por ato vanë e ikën më 1997-ën. E meqë nuk i kemi më, hajde ta bëjmë karadyzenin me kostume të Medresesë.

Hidhemi e vërvitemi se mos na vjedhin polifoninë, po kur bëhen këngë edhe për inaugurime bordurash, nuk flet kush. Komentojmë në foto të ndryshme ku theksojmë si nallbanë në anglisht: eeeeej, ky është shqiptar, po kur zhgarravitet trashëgimia kështu, qeshim e gajasemi si të pështirë që jemi. E njëjta ndodh edhe dasmat e vakitë: zakoni trumbetohet me të madhe. More të zë sikleti se mos turpërohesh me miqtë. Kur në fund e sheh se çështja është ndryshe: si t’u duk ushqimi

Shpresojmë ta kemi gabim për këtë shqiponjën por siç duken bathët ajo është zënë kaps nga shqiptari që do ta fusë edhe në banjë duke larë kokën me dy duart kryqëzuar se ashtu ndrin më mirë. 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ne emer te kesaj shqiponje politikanet vjedhin dite e nate dhe behen patriote.
Ne emer te kesaj shqiponje, iliteralet kosovare duan te behen me shqiptare se ne vete shqiptaret dhe injorancen e tyre e perdorin kanale TV e gazetare per te fituar klikime e shikime. Nje nder keta te fundit eshte i kudo gjenduri, barkaledhi M Mema qe, edhe stanet e shembura ne majat me te larta te barinjve, i shpall " qyteterime idhyro - pidhazge". Dhe, mendjet e debileve te Kosoves e shpallin prijes te miletit shiftar kete fodull qe edhe vrimat e minjve i shpall arkitekture ilire.

Kur debilet e Kosoves bashkohen me injorantet e Shqiperise, tok sebashku krijojne budallain me te madh te Ballkanit dhe, kete e shohim ne ndeshjet e futbollit qe luan kombetarja.
Nuk dine te shijojne nje aktivitet sportiv, edhe kete duan t'a kthejne ne arene lufte pasi, luftes se vertete dhe identitetit te tyre ne realitet i shmangen. Nuk gjen debile me te medhenj ne Ballkan, i vetmi komb qe valevit 3 ose 4 flamuj. Shqiponjen e kane kthyer ne laraske ose skifter.
Vetem potureve qe vesh Rama u ka ngelur pa ua qepur flamurin e NATOs se gjitshkaje u kane vene shqiponjen e bizantit.

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Merru me shume me kete teme, edhe nga kendveshtrimi societal, pasi ka me shume ndjeshmeri dhe besoj edhe me shume reflektim nga te gjithe ne qe te lexojme. Jo se eshte keq te mbash qendrime ndaj politikes, por ata qe merren me ate pune ka kohe qe nuk duan t'ia dine absolutisht fare per qendrime kritike, nese ato nuk ndikojne masivisht voten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.