Basti i Europës me Big Tech
BE nuk do të tërhiqet në sfidën e saj për të rregulluar me ligj mënyrën si inteligjenca artificiale do të vihet në shërbim të njerëzve. Thierry Breton, Komisioneri Evropian për tregun e brendshëm, e nënkuptoi këtë në një intervistë për Euronews, ku u shpreh se ligji nuk do të bëhet arsye për tërheqjen e ndonjë kompanie të teknologjisë nga tregu europian.
Askush nuk do të largohet. Askush, sigurisht, sepse është tregu më i madh dixhital në botë. Kështu që askush nuk mund ta përballojë largimin prej tij.
Është një treg më i madh se ai në SHBA, kështu që askush nuk mund t’i lejojë vetes të mos jetë në të. Dhe ne i mirëpresim të gjithë
tha ai.
Komentet e Breton vijnë në mes të negociatave për Aktin e IA, një ligj ambicioz që synon të frenojë eksesin e inteligjencës artificiale dhe të sigurojë që teknologjia që po zhvillohet me shpejtësi të respektojë vlerat themelore të Bashkimit Evropian.
Drafti konsiderohet përpjekja e parë në botë për të rregulluar IA përmes një qasjeje me në qendër njeriun, të bazuar në rrezik; dhe suksesi i tij i mundshëm – ose dështimi – mund të ndikojë në rregullat në vende të tjera anembanë botës.
"Ne nuk rregullojmë vetëm AI. Ne kemi vendosur të organizojmë hapësirën tonë dixhitale," tha Breton.
Ndërsa Europa përpiqet të fusë në shina AI, kompanitë që e ofrojnë kundërpërgjigjen. Muajin e kaluar, Sam Altman, CEO i OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT revolucionare, bëri bujë kur sugjeroi se firma mund të konsideronte largimin nga tregu evropian nëse nuk mund të pajtohej me rregullat e propozuara.
Po më vonë, ai u tërhoq,
Add new comment