Slideri Kryesor

U de-Qametizua situata

Postuar në 24 Qershor, 2023 21:38

Ajo që ndodhi sot në Rusi ka pasoja të rëndësishme në shkallë të gjerë. Megjithë kthesën e Progozhin para Moskës(për ironi mësymja e grupit me emër gjermanik Wagner nisi në të njëjtën ditë me operacionin Barbarosa) pushteti i Putinit është cënuar. Ai është ripërcaktuar në raportet që duhet të mbajë, duke e bërë të paparashikueshëm çdo zhvillim. Megjithatë zhvillimi i sotshëm përcjell mesazhin se kriza kryesore ruse sot fermentohet, brenda jo në frontin e Ukrainës. 

Lojë propagandistike si në fillimet e pandemisë

Postuar në 24 Qershor, 2023 16:50

Në sinkronizim me lëvizjet e Yevgeni Progozhin një njësi ushtarake vullnetarësh bjellorusë që janë angazhuar kundër invadimit rus të Ukrainës, kanë nisur të bëjnë thirrje për të mos lejuar që Bjellorusia të bëhet pjesë e luftës së brendshme të Rusisë.

Përfaqësues të Regjimentit Kastuś Kalinoŭski kanë nisur të flasin për përmbysjen e Lukashenkos, ndërkohë zhvillimet janë ende duke ndodhur dhe nuk ka gjë të paqartë. Tonaliteti është sikur çdo gjë është vendosur.

Macron propozon taksë ndërkombëtare për klimën

Postuar në 24 Qershor, 2023 16:50

Presidenti francez, Emmanuel Macron, hodhi këtë javë një propozim të ri, që sipas tij do të rinovonte sistemin ndërkombëtar të taksave për të financuar përpjekjet për klimën.

Macron foli për këtë gjatë Samitit për një Pakt të Ri Financimi Global në Paris, ku delegatë nga e gjithë bota po diskutojnë mënyrat për të reformuar sistemin financiar ndërkombëtar për të ndihmuar në krijimin e një fondi që do të shërbejë mbledhjen e parave për përpjekje për përshtatjen dhe zbutjen e klimës.

Putin merr mbështetjen e Erdogan

Postuar në 24 Qershor, 2023 16:06

Mediat turke raportojnë për një telefonatë mes presidentit Erdogan dhe homologut të tij Vladimir Putin, rreth situatës së fundit të krijuar nga ai që po quhet rebelimi ushtarak I Yevgeni Prigozhin. Sipas mediave në fjalë, Erdogan ka mbështetur Putin në vendimet e tij, një sinjal ky shumë i rëndësishëm që tregon interesin e Ankarasë zyrtare për të mos lejuar ndryshimin e raporteve gjeopolitike në Europën Lindore.

Video/Borrell nuk ka sy për të parë pëshkallëzimin

Postuar në 24 Qershor, 2023 14:41

Materiali luftarak i kapur në Zveçlan nga policia e Kosovës.

Sallatë ruse

Postuar në 24 Qershor, 2023 14:29

Konflikti në Ukrainë ka marrë një kthesë të pabesueshme teksa kreu i grupit “Wagner”, Yevgeni Prigozhin, ka deklaruar nisjen e asaj që po cilësohet si luftë civile. Antagonizmi i tij me Ministrinë e Mbrojtjes për çështje të municioneve dhe përparësisë së operacioneve ka shpërthyer në konflikt të hapur.

Putin flet për tradhti nga brenda: Nuk lejojmë thikat pas shpine si në Revolucionin Rus

Postuar në 24 Qershor, 2023 13:22

Presidenti rus thotë se nuk do të lejojë që vendi të rrëshqasë në një konflikt civil, ndërkohë që po lufton për të ardhmen. Në një fjalim urgjent të mbajtur sot në Moskë, ai akuzoi shefin e Wagner për nxitjen e një konflikti të armatosur civil.

Një “botë” alternative pa dominimin e dollarit

Postuar në 24 Qershor, 2023 12:01

Vendet e BRICS janë angazhuar muajt e fundit për të shmangur përdorimin e dollarit, monedhë që sipas tyre i ka vënë në disavantazh. BRICS është shkurtesë për Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën, të cilave në vitin 2010 iu bashkëngjit edhe Afrika e Jugut, të gjitha tregje në zhvillim që së bashku përbëjnë 1/3 e ekonomisë globale dhe 40% të popullsisë së botës.

Kandarin në favor të Serbisë

Postuar në 23 Qershor, 2023 20:31

Kreu i Politikës së Jashtme të BE-së Borrell është shprehur i alarmuar  për ato që i quajti arrestime ekstraligjore të serbëve të Kosovës duke njoftuar se përshkallëzimin që po ndodh nuk do ta tolerojë. 

Është i njëjti njeri që nuk e ka hapur dritaren e alarmit për rrëmbimin e tre policëve në Veri të Kosovës dhe konfirmon kështu se është në pozicion favorizues për Serbinë.

Serbia nxjerr shefin e Shtabit të Ushtrisë për të paralajmëruar se janë gati për luftë

Postuar në 23 Qershor, 2023 18:27

Është shfaqur në një të ashtuquajtur Fjalë drejtuar Kombit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç. Ai ka folur për terrorin dhe pogrom ndaj serbëve të Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që akuzohet se këron vetëm luftë.

Ndër të tjera, Mojsiloviç ka kërkuar nga KFOR që të marrë masa për sigurimin e serbëve që jetojnë në Veri të Kosovës duke deklaruar se ushtria serbe po monitoron me ankth të madh situatën e krijuar.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor