Slideri Kryesor
Hetim Rusisë/Hapet në Hagë Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit
Është hapur sot në Hagë një qendër për hetimin e invazionit të Rusisë në Ukrainë e cila do të quhet: Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit. Aty përfshihen prokurorë nga Ukraina, BE-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Me miq të tillë kujt i duhen armiqtë!?
Ministri i Jashtëm serb: Kam informacione se Norvegjia do të mbyllë ambasadën në Prishtinë
Ministri i Jashtëm serb. Ivica Daçiç, është shprehur se ka informacione sipas të cilave Norvegjia do të mbyllë ambasadën e vet në Prishtinë. Në një intervistë për Tv Pink, ai ka thënë se e ka marrë këtë informacion pas një takimi me sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme norvegjeze, Eivind Vad Peterson dhe sipas tij kjo është një goditje për Prishtinën.
BE/Kontratë paraprake furnizimi me vaksinë për përballjen e pandemisë së radhës
Komisioni Europian ka nënshkruar BE, kontrat furnizimi me vaksina me katër kompani prodhuese. Pfizer, spanjollet HIPRA dhe CZ si dhe kompania hollandeze Bilthoven Biologicals janë subjektet që marrin përsipër të furnizojnë me 325 milionë doza në vit BE-në në rastin e një pandemie të re.
Kuleba: Vetëvrasëse për Europën mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO
Ministri i Jashtëm ukrainas ka deklaruar se Ukraina duhet pranuar menjëherë në NATO pas përfundimit të luftës me Rusinë. Ai ka bërë thirrje që Perëndimi të mos përsërisë gabimin e kancelares Angela Merkel në vitin 2008, dhe ka nënvizuar se e vetmja rrugë për të ndalur agresionin rus në të ardhmen është zgjerimi i Aleancës.
Mos përsërisni gabimin e vitit 2008 kur anëtarësimi i Ukrainës u kundërshtua…E vetmja mënyrë për të mbyllur derën për agresionin rus kundër Europës dhe hapësirës euro-atlantike ështa pranimi I Ukrainës në NATO
Di kush gjë: cili ishte misioni i Ballkanit të Hapur?
Këto dy ditë kryeministri Edi Rama deklaroi se Ballkani i Hapur si nismë e kreu misionin dhe tani fokusi duhet të jetë Procesi i Berlinit.
Është kohë e humbur me një gaztor si ky të nxjerrësh ato që ka thënë në tre vjet për këtë çështje, por pyetja që shtrohet është: cili ishte misioni i realizuar i Ballkanit të Hapur?
Çfarë u arrit konkretisht dhe çfarë fituan shqiptarët nga kjo nismë?
CIA siguron kolegët rusë: Nuk kemi gisht te revolta e Prigozhin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë garanci direkte dhe të nivelit të lartë ndaj Rusisë se nuk kanë patur asnjë rol në revoltën e Jevgeni Prigozhinit dhe grupit të tij “Wagner”. Agjencia ruse e lajmeve “Tass” i ka lënë vend një lajmi të “The Wall Street Journal”, sipas të cilës kreu i CIA-s, William Burns ka telefonuar personalisht kreun e shërbimit rus të zbulimit Sergey Naryshkin.
Profesioni jashtë vendit më solli më afër me Shqipërinë
Ideja e intervistës me Ilir Çukon, regjisor, fotograf - dokumentarësh dhe producent – radioje, mori shkas nga ekspozita e tij e fundit në Athinë, me titullin “Life in Limbo”, kushtuar refugjatëve afganë, që u vendosën në Shëngjin, pas marrjes së pushtetit nga talibanët. Me Ilirin, nuk arritëm dot të takoheshim në Athinë, por rastësia e solli, që të ndeshemi në prezantimin e romanit të një bashkëmoshatari të tij në Tiranë, që porsi Iliri kishte emigruar në moshë të vogël dhe ndodhej për pak ditë në Tiranë.
Oksidentalizma tashmë është vetëm një alibi në Ballkan
Çdo orë që kalon, çdo ditë duke ardhur vërdallë, duke i bërë leksione Evropës, duke treguar se si Kosova po mbron vlera që Evropa me demek i paska harruar kur sheh Kosovën, është kohë e humbur që mund të çojë në tretjen si kripa në det të gjithë vullnetit të bashkësisë euroatlantike. Nesër mund të ndodhë që Kosova do të detyrohet të gëlltisë diçka të rëndë, ndërkohë që sot nuk e detyruar të gëlltisë diçka, por është e detyruar të punojë që Serbia ta gëlltisë atë që është vënë aty në tryezë për Kosovën
Foli kundër shkurtimeve, shkarkohet Shefi i Shtabit të ushtrisë britanike
Vendimi për largimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë britanike ka shkaktuar reagim të ashpër ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, mes një debati që ka përfshirë ushtrinë për shkurtimin e trupave.
Gjenerali Sir Patrick Sanders do të largohet nga detyra vitin e ardhshëm, pavarësisht se e ka marrë detyrën në qershor 2022.