Slideri Kryesor
Edhe ish-kreu i KE del kundër emigrantëve
Politika në Poloni nuk është dhe aq e ndarë në qëndrimin ndaj emigrantëve. Si partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet, ashtu edhe opozita centriste e udhëhequr nga ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e kanë përfshirë emigracionin në retorikën e tyre politike përpara zgjedhjeve parlamentare të kësaj vjeshte.
Taulant Balla propozohet për ministër të Brendshëm
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e ministrit të Brendshëm. Bledi Çuçi largohet me falenderimin për “punën korrekte” dhe në vend të tij do të propozohet Taulant Balla, lakuar herët për këtë detyrë.
Largimi i Çuçit kishte kohë që përflitej por mesa duket ngjarja e Fushë-Krujës ka përshpejtuar vendimin.
Rrahman Rraja lë politikën dhe mandatin e deputetit
Teatri shtetëror i pas dhunës në Fushë – Krujë provon ekzistencën performative të institucioneve si Policia e Shtetit. Kështu pasi vetë përfaqësues të tij që njihet si fisi Rraja publikuan videon për të shantazhuar me gjasë mbarë fshatin ku ndodhet gurorja, kanë nisur reagimet. Policia me shpallje në kërkim, ministri Çuçi në takim me drejtorin e Pëegjithshëm të Policisë së Shtetit, a thua sot u zbulua se çfarë bëhet.
Video/Po të them mos t'i quash Kumbarë!
Termi "Kumbarë" ka provokuar keq presidentin serb, Vuçiç në konferencën për shtyp me z. Rama në Beograd, aq sa në mbyllje të saj, z. Vucic nuk iu durua pa i thënë me zë të ulët z.Rama një fjali që duket sikur dëgjohet si: Po të them mos t'i quash Kumbarë!(I will tell you to not call them Godfathers...!)
Turqia mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Deklarimi u bë gjatë një vizite të homologut ukrainas, Volodymir Zelenskiy në Stamboll në kuadër të së cilës Turqia ka ofruar edhe ndihmë ushtarake për Kievin.
Azilkërkimi rrëzon qeverinë në Hollandë
Koalicioni qeverisës në Hollandë ka rënë për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje për migracionin. Diskutimi ka vijuar prej muajsh rreth mënyrës së menaxhimit të numrit në rritje të azilkërkuesve dhe kufizimit të tyre, por kriza u shpërfaqë kur dy parti në koalicion kundërshtuan propozimin e kryeministrit Mark Rutte për të vështirësuar procedurat e bashkimit familjar.
Më keq nuk bëhet/Në Kosovë i mbyllën derën, në Beograd ia përplasin në fytyrë
Turi ballkanik i kryeministrit Rama ka përfunduar me një lloj incidenti. Në fund të konferencës për shtyp me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, z. Rama është shprehur ndër të tjera se:
Draftstatutin ia kam dërguar Francës dhe Gjermanisë si “kumbarë të marrëveshjes”.
Koha Ditore e zbardh kështu përgjigjen e Vuçiç:
E Ardhmja e Shqipërisë është Fushë-Kruja
Në mediat e Tiranës kanë rrjedhur lajmet nga takimet e z. Rama në Mal të Zi. Kryeministri ka deklaruar se përpjekjet që po bëhen në “këtë lagje në zemër të Europës” synojn një rajon më të paqtë, më të stabilizuar dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.
Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë, por modele të reja që frymëzojnë të tërë se si të jemi më inovativë, efiçentë, si t’i forcojmë ekonomitë tona, të rrisim aftësitë e njerëzve tanë për të përballuar një botë që bëhet gjithnjë e më vështirë e komplekse
Xiongnu, Perandoria që theu rregullat e ekspansionit
7000 varre në Mongoli, Kinë dhe Rusi, janë shenja kryesore e mbetur nga perandoria Xiongnu, një njësi politike mongole e shekullit të tretë p.e.s.
Dy qëndrime në dy ditë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar dje gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Kosovë për çështjen e bandave të Veriut(bandave serbe për të cilat akuzon Kosova) se:
Shqipëria nuk është një parti politike në Kosovë. Unë s’kam parti politike të regjistruar në Kosovë, madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të garuar me një parti në siglën e tij kundër partisë sime, e kam pritur për drekë.
Tani ç’lidhje ka kjo Shqipëria nuk ka mbështetur qëndrimin e Kosovës për bandat, ne jemi një shtet, shtet tjetër