Turqia mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Deklarimi u bë gjatë një vizite të homologut ukrainas, Volodymir Zelenskiy në Stamboll në kuadër të së cilës Turqia ka ofruar edhe ndihmë ushtarake për Kievin.
Nga ana e vet mediat citojnë presidentin ukrainas Zelenskiy sipas të cilit Turqia është e gatshme të marrë një rol drejtues në planin e paqes së Kievit. Paralel me këtë lëvizje, Erdogan ka njoftuar se shpreson të takohet muajin tjetër me presidentin rus Putin, me të cilin ka mbajtur vazhdimisht kontakte. Kremlini ka konfirmuar mundësinë e takimit, por zëdhënësi Peskov ka sqaruar se:
ende nuk ka një datë konkrete
qëndrimi i Turqisë për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës është ndoshta goditja më e madhe që i jepet Rusisë në kontekstin e konfliktit në Ukrainë, në kushtet kur ky proces është deklaruar se ka qenë një nga shkaqet e invazionit. Aktualisht Ukraina ndodhet në një situatë të vështirë, për shkak të dështimit të kundërofensivë së premtuar dhe me këtë rast SHBA ka vendosur furnizimin e vendit me bomba thërmuese, një akt që përshkallëzon konfliktin ndjeshëm.
Po kështu Rusia ka kërcënuar se ccdo lëvizje për dislokim të armëve bërthamore në Poloni do të vinte në rrezik sigurinë bërthamore të Europës, diccka që është e paqartë se ccfarë do të thotë teknikisht, edhe pse disa ekspertë kanë sugjeruar se në një fazë të caktuar të konfliktit Rusia mund të përdorë armë bërthamore taktike.
Add new comment