Taulant Balla propozohet për ministër të Brendshëm
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e ministrit të Brendshëm. Bledi Çuçi largohet me falenderimin për “punën korrekte” dhe në vend të tij do të propozohet Taulant Balla, lakuar herët për këtë detyrë.
Largimi i Çuçit kishte kohë që përflitej por mesa duket ngjarja e Fushë-Krujës ka përshpejtuar vendimin.
Add new comment